Shënohet vdekja e dytë nga koronavirusi në SHBA: Ndalohen të gjitha fluturimet për Milano

Viktima e dytë e koronavirusit është shënuar gjatë fundjavës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në këtë pjesë të botës, ku dje u raportua edhe për viktimën e dytë si pasojë e këtij virusi, një analizë gjenetike tregon që ky virus është përhapur në këtë kontinent, i pazbuluar për rreth gjashtë javë, përkatësisht në shtetin e Washingtonit.

Administrata amerikane e ushqimit dhe ilaçeve të shtunën ndërmori hapa për të zgjeruar ashpër testimin.
Të dy viktimat janë shënuar në shtetin Washington, ndërkaq Qeveria e SHBA’së ka konfirmuar 87 raste deri më tani.

Kujtojmë se jashtë Kinës, nga ku është përhapur ky virus, Italia deri më tani ka më shumë se 1 mijë e 600 raste të konfirmuara, vend ky nga i cili SHBA i ka ndaluar të gjitha udhëtimet për në Milano, ndërsa Irani me afër 1 mijë raste të konfirmuara dhe me më shumë se 50 vdekje.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu