Shërbimet sekrete serbe: Thaçi ka përgatitur “terroristët” për ndërhyrje në veri (FOTO)

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka përgatitur një plan të përgjakshëm përmes së cilit “terroristët” shqiptarë do të ndërhynin në pjesën veriore të Kosovë, shkruajnë sot mediet në Serbi.

“Ndërmjet 50 dhe 70 terroristë shqiptarë janë të gatshëm që në çdo moment të ndërhyjnë në veri të Kosovës nëse për këtë marrin urdhër nga institucionet në Prishtinë”, pohojnë mediet beogradase nga informacione që i kanë marrë, siç thonë ato, nga struktura të sigurisë dhe inteligjencës. Tutje thuhet se në mesin e tyre ka më së shumti terroristë që kanë luftuar për ISIS-in, por edhe luftëtarë të ish-UÇK-së “famëkeqe”.

Burimet e medieve serbe thonë se më të rrezikuarit në një rast të tillë do të ishin serbët në katër komuna.

“Sipas të dhënave konfidenciale të inteligjencës të cilat shërbimet tona i kanë siguruar, janë evidentuar 50 deri në 70 terroristë shqiptarë të gatshëm që më urdhër nga Prishtina të ndërhyrjnë në veri të Kosovës. Më të rrezikuarit janë serbët nga Zubin Potoku, Leposaviqi, Zveçani dhe pjesa veriore e Mitrovicës. Gjendja është e tillë që do të mjaftonte vetëm një shkëndijë që gjithçka të eskalojë. Për disa nga ata terroristë burimet tona posedojnë edhe dosje”, thojnë burime të medieve në Serbi, transmeotn ‘Indeksonline’.

Kryetari i të ashtuquajturit “Komisioni Parlementar për Kosovë dhe Metohi” në Serbi, Millovan Drecun, thekson se gjendja aktuale është delikate.

“Kur ata i dërguan njësitet speciale në veri të Kosovës për shkak të trenit, gjithçka është ndërlikuar edhe më shumë. Kemi edhe faktorin e rrezikimit të sigurisë. Megjithatë, mendoj se për ata do të ishte politikisht tepër e rrezikshme që të kryenin bastisje masive kundër popullit serb. Nuk besoj se ata janë të gatshëm që të bëjnë përpjekje serioze që të ndërhyjnë me dhunë në veri të Kosovoës”, ka thënë Drecun. /IndeksOnline


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu