Shërohet nga COVID-19 Avdullah Hoti, nesër rikthehet në zyrë si kryeministër i Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti është shëruar nga COVID-19 dy javë pas infektimit të tij. Lajmin e ka bërë të ditur këshilltari i tij, Xhavit Beqiri për gazetën Express, përcjell InfoShqip.com

Gjendja e kryeministrit është e mirë. Nesër pritet me dal në zyrë, por që do të iu njoftojmë për detaje”,- tha Beqiri.

Hoti nesër duket se do të rikthehet në detyrë si kryeministër i Kosovës për të shkuar në zyrë dhe për të vijuar punën normalisht nga qeveria.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu