“Dilni përjashta mos krijoni probleme, kaq po ju them se do iu çoj në burg me duart e mia, kaq po iu them” – iu drejtua Ilir Meta-policëve bashkiakë, i nevrikosur, pas një përplasje të ashpër në zyrën e FRD-së.
Ka qenë vetë Presidenti Ilir Meta sot ai që ka përzënë policët e bashkisë me dhunë, duke i shtyrë e duke i bërtitur, siç duket në pamjet më poshtë.
Policët Bashkiakë kishin ardhur me qëllim që FRD-ja të lironte zyrat. Në shkresën e nisur ndaj FRD-së kërkohet lirimi i zyrave, pasi do të bëhet sistemimi i stafit. Për të bërë të mundur lirimin e zyrave, policia bashkiake ka rrethuar godinën dhe hequr edhe dritat. Meta ndërhyu pasi kjo lëvizje kishte prapavijë politike. Ai foli për mediat pas përzënies së policëve bashkiakë duke thënë që shkresa nuk kishte as vulë e firmë.
Video:









