Një përleshje shpërtheu në Kongresin e Mexico Cityt të martën pasi ligjvënëse u filmuan gjatë një seance duke u shtyrë dhe duke u kapur për flokësh.
Pamjet, tregonin ligjvënëset duke shtyrë, bërtitur dhe tërhequr flokët e njëra-tjetrës në skenën kryesore të sallës. Incidenti ndodhi gjatë një debati mbi një propozim reforme që do të kishte shfuqizuar autoritetin e pavarur të transparencës së qytetit dhe do ta kishte zëvendësuar atë me një organ të ri.
Tensioni filloi kur përfaqësuesit e Partisë së Veprimit Kombëtar (PAN) të krahut të djathtë iu afruan presidiumit të parlamentit, duke denoncuar një shkelje të rregullave nga partia e majtë Morena, e cila mban shumicën. Siç mund të shihet në video, anëtarët e Morena u përpoqën të largonin me forcë deputetët e PAN që refuzuan të largoheshin nga skena.
Pamjet që po bëjnë xhiron e internetit tregojnë goditje me bërryla, shtyrje, goditje dhe tërheqje flokësh.
Lawmakers clashed in Mexico City's congress as the opposition National Action Party protested a proposal to dissolve the city's transparency institute pic.twitter.com/a4IQEoAR9z
— Reuters (@Reuters) December 16, 2025










