Një sherr masiv ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Greqi. Bëhet fjalë për një sherr midis një grupi grek dhe një grupi shqiptarët të cilët janë përleshur ashpër ku janë përdorur edhe mjetë prerëse e thika.
Ngjarja e rëndë ndodhi në orën 01:50 në Geraka të Atikës, në periferi të kryeqytetit Athinë.Pjesëtarët e sherri u përplasën në kryqëzimin e rrugëve Domoko dhe Geraka.Sipas mediave fqinje 4 prej tyre janë të plagosur me thikë dhe 2 me armë.
Të plagosurit me armë janë një grek dhe një shqiptar. Greku ka marrë plumb në fyt dhe është në gjendje të rëndë. Në vendngjarje është gjetur një armë.
Ndërkohë janë zbuluar edhe detajet e këtij sherri masiv.
Shkaku i përleshjes lidhet me nje sherr qe degjeneroi mes dy shqiptareve qe kishin nje konflikt ekonomik mes tyre.
Policia greke duke iu referuar deshmive qe ka mbledhur ne vendin e ngjarjes ben me dije se sherri nisi kur tre shqiptarë shkuan të dielën në një dyqan në Geraka, ne periferi te Athines, ku punonte një tjeter shqiptar per tu sqaruar lidhur me nje borxh qe ky u fundit u kishte.
Por, situata degjeneroi dhe tre shqiptarët e rrahën bashkatdhetarin. Me pas, shqiptari qe u rrah, kerkoi perforcime dhe mori disa shoke me vete, me pas u takua me ata të tre, në një park, në orët e para të mesnatës.
Aty, u përleshën fillimisht me thika, por me pas dolen edhe armet. Gjtihashtu autoritetet greke kanë deklaruar se kjo ngjarje nuk ka asnjë lidhje me vrasjen e terroristit grek nga RENEA në Gjirokastër. /albeu