Sherri Ibrahimovic-Lukaku në derbi, Marotta ka një përgjigje për Maldinin

Sherri mes Zlatan Ibrahimovic dhe Romelu Lukaku në derbin e Kupës së Italisë vazhdojnë të jetë ngjarja kryesore në Itali dhe tashmë “topin” ka kaluar në radhët e drejtuesve të klubeve. Fillimisht ishte drejtori sportiv i Milanit, Paolo Maldini, që reagoi duke theksuar se suedezi nuk është racist dhe thjesht i doli në mbrojtje shokëve të tij pas shpërthimit të belgut.

Nuk mund të mungonte një kundërpërgjigje nga CEO zikaltër, Giuseppe Marotta, i cili padyshim që dënon ngjarjen e ndodhur mes të dyve. “Nuk dua të bëj polemikë me Maldinin, por pamjet janë aty dhe të gjithë e panë se çfarë ndodhi mes tyre. Lukaku nuk është një futbollist agresiv dhe për këtë dëshmon vetë karriera e tij.

Gjithsesi duhet theksuar se ishte një episode i shëmtuar për publikun dhe ne si drejtues duhet të punojmë më shumë për të edukuar dhe kontrolluar lojtarët tanë”, deklaron Marotta. Kujtojmë që të dy lojtarët u dënuan me nga një ndeshje pezullim në Kupën e Italisë, por ky dënim dhemb më shumë tek Interi, pasi ato do të luajnë pa Lukakun në gjysmëfinale kundër Juventusit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu