Sherri Lukaku-Ibra, Khabib tregon fituesin e duelit

Mbrëmë u luajt derbi i Italisë, por vëmendjen më të madhe e mori sherri mes Ibrahimovic dhe Lukakut. Të dy shkëmbyen ofendime ndaj njëri-tjetrit dhe u përplasën edhe fizikisht, teksa u desh ndërhyrja e stafeve për të shmangur degradimin e situatës.

Zënka mes dy gjigantëve është kthyer hit në rrjetet sociale dhe një faqe e njohur në Instagram dhe medie e përqendruar veçanërisht në rrjetet sociale, “433” bën pyetjen: “Kush do e fitonte këtë ndeshje”, duke iu referuar Lukakut dhe Ibras.

Përgjigjet për pyetjen e bërë janë të shumta, pro vëmendjen absolute e merr komenti i një profesionisti të fushës së luftimeve, Khabib Nurmagomedov. Rusi në këtë betejë mendon se fiton Ibra, ndoshta i favorizuar nga aftësitë në artet marciale të suedezit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu