Duket se sherri me nusen i kushtoi jetën 79-vjeçarit në Borsh të Himarës, i cili u qëllua në gjoks dy herë me çifte. Mësohet se pak para ngjarjes ata kanë debatuar me njëri tjetrin.
Autori është Sokrat Xhuveli, fqinji por edhe daja i nuses së djalit të viktimës. Autori i ka trokitur në derë te moshuarit Hetem Brahimaj. Midis tyre pati nje debat verbal por me pas 58 vjecaroi shkoi dhe mori armen ne shtepi, e vetem pas pak minuta ai rikthet serish dhe qellon drejt e ne gjoks Brahimajn, raporton “ABCnews”.
Dyshohet viktima te jete zene me pare me nusen e djalit. Daja qe mesa duket eshte vene ne dijeni ka kerkuar nga vjehrri te kete kujdes me mbesen. Ky debat eshte pasuar me vrasjen.
I futet në shtëpi dhe e qëllon me çifte, 57-vjeçari lë të vdekur të moshuarin në Borsh
Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur sot në orën 9 e 30 në Borsh të Himarës. Sipas burimeve, Sokrat Xhuveli 57 vjeç ka vrarë në banesën e tij me çifte H .Brahimajn 79 vjeç.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Shkallë” dhe policia e ka arrestuar tashmë autorin.
Nga hetimet paraprake të kryera, dyshohet se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta.
Informacion paraprak nga Policia e Vlorës:
Rreth orës 09:30, njoftohemi se në Borsh të Himarës ka ndodhur një vrasje!
Sapo është marrë njoftimi, shërbimet e policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë konstatuar se ngjarja ka ndodhur në lagjen “Shkallë” të Himarës në banesën e viktimës.
Konkretisht, shtetasi Sokrat Xhuveli, 57 vjeç, banues në Borsh, ka shkuar në banesën e shtetasit H.B., 79 vjeç dhe dyshohet se e ka qëlluar me armë gjahu “Çifte” këtë të fundit duke e lënë të vdekur në vend.
Policia ka kapur menjëherë autorin dhe po bën shoqërimin e tij të menjëhershëm drejt ambienteve të policisë së Himarës për veprimet e mëtejshme.
Nga hetimet paraprake të kryera, dyshohet se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje duke kryer veprimet e mëtejshme proceduriale.










