Sheshel: Gjukanoviq ka qenë pjesëmarrës në Srebrenicë, tre autobusë me myslimanë i ka dorëzuar nga Mali i Zi, pastaj i ka ekzekutuar

Kreu i radikalëve serb Sheshel ka deklaruar se “Gjukanoviç i ka kthyer tre autobus me myslimanë që pastaj janë ekzekutuar, ndërkohë që ka shpreh shqetësimin që Karaxhiqin do ta zhvendosin në mbajtje të burgut në Britani”.

Sheshel tha se më së shumti e brengos fakti se Karaxhiqin do e vendosin në izolim, pasi atje ka edhe shumë keqbërës.

Ai përkujtoi kohën kur ishte në burgun e venicës në kohën komuniste, që ishte e tmerrshme dhe e kishte rrezikuar shëndetin psikologjik. Ai përshkroi se në një moment fliste me vetën dhe kishte kërkuar ndihmën e psikiatrit.

“Mendoj se ata do shikojnë të i dhënë fund jetës së Karaxhiqit”, tha Sheshel.

Sipas tij liderët serb Milan Martiç, gjenerali Dragomir Milosheviç dhe Milan Lukoviç dënimin e kanë kryer në kushte mizore në Estoni. “Kushtet atje janë si në kohën e Stalinit”, tha ai.

Lidhur me situatën në Malin e Zi rreth Srebrenicës, Sheshel përkujtoi rolin që kishte presidenti malazez Gjukanoviq në atë krim.

“Gjukanoviq ka qenë pjesëmarrës në Srebrenicë. Ka dërguar gjithsejt tre autobusë me mysliman që ishin larguar në Malin e Zi, duke i dorëzuar tek Miroslav Deronjiç dhe ai i ka ekzekutuar”, sqaroi Sheshel.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu