Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe numri dy në VV, Glauk Konjufca janë parë së bashku përsëri, ata i ka bashkuar deputeti i kësaj partie, Liburn Aliu.
Deputeti Aliu ka publikuar një foto në Facebook ku shihen Kurti dhe Konjufca së bashku me disa anëtarë të tjerë të partisë, kjo vjen pas raportimeve të medieve se ka një ftohje të raporteve mes tyre.
Raportimet e medieve për ftohje të raporteve mes tyre erdhi për shkak të ish-këshilltarit të Kurtit, Shkelëzen Gashit, i cili u lirua nga detyra një ditë pasi Konjufca tha se i njëjti nuk do të kishte vend në kabinetin e tij.
Glauk Konjufca kishte pasur mendim ndryshe prej Albin Kurtit kur ishte ndarë VV-në, s’ishte pajtuar me liderin kur i ishte bërë propozim LDK-së që të shkojnë me një listë të përbashkët.
Aludimet e medieve ishin pas ditë më parë, Kurti lavdëroi dy zyrtarë tjerë për rritjen e VV-së ndërsa s’e përmendi askund Konjufcën. Madje, Ministri i Jashtëm s’shkoi as në mbledhjen e fundit të Kryesisë.
Ndërkohë Aliu ka postuar foton në Facebook me mbishkrimin “Albulena nuk pranoi të vinte”, duke ju referuar ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu.










