Regjimi i Koresë së Veriut nxorri për herë të parë në sytë e publikut forcat e saj speciale, pjesë e ushtrisë. Të pajisur me një model më të avancuar të automatikut “Kallashnikov” me granathedhës, syze për të shikuar natën si edhe pistoleta në gjok.
Ato cilësohen si forca “që do t’i ngulë shpatën në zemër armikut” dhe parakaluarn të shtunën duke dhënë mesazhe patriotike përballë diktatorit Kim Jong Un, përcjell Albeu.com.
Parakalimi i tyre erdhi në një situatë tepër të tensionuar mes Koresë së Veriut dhe SHBA-ve, të cilët kanë dërguar në ujërat e detit të Japonisë, përballë shtetit komunist, një ndër flotat e tyre detaje më të fuqishme të udhëhequra nga aeroplanmbajtësja “USS Carl Vinson”.
Krahas kësaj, SHBA-të kanë dërguar në rajon edhe nëndetëset “Los Angeles” Class si edhe destrojerë duke u bërë gati për një goditje parandaluese ndaj regjimit të Koresë së Veriut.











