Shfrytëzuesit e ndihmës sociale, që nesër fillon rinovimi i dokumentave

Rinovimi vjetor i dokumentave për të gjithë shfrytëzuesit e ndihmës sociale fillon nga nesër, informojnë nga qendra për punë sociale, përcjell Zhurnal.

Shfrytëzuesit do të duhet të dorëzojnë kërkesë të re, ndërsa kërkesat do të mund ti marin në qendrën e paraqitjes.

Gjatë dorëzimit duhet të kenë me vete letërnjoftimin personal dhe të gjithë anëtarëve të rritur në familje.

“Obligimi për këtë rinovim është që të gjithë anëtarët e rritur të familjes me patjetër të jenë të paraqitur në Agjencinë për punësim, gjë që do të jetë parakusht për realizimin e të drejtës që pritet të transformohet në ndihmë e garantuar minimale sipas ligjit të ri për mbrojtje sociale i cili së shpejti pritet të sillet”, informojnë nga qendra.

Rinovimi i dokumenteve zgjatë deri më 28 janar.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu