ShGM siguroi kodin etik për mediat në Maqedoni (FOTO)

Shoqata e gazetarëve të Maqedonisë dërgoi shembuj nga Kodi i gazetarëve të Maqedonisë deri te gjitha mediat të regjistruara në Agjencinë për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele.

Kodi etik i ShGM-së u miratua në vitin 2001 dhe për herë të parë u distribuua deri te të gjitha mediat në shtetin tonë. Shkaku i ngjarjeve të fundit dhe zgjedhjet lokale në vijim, u paraqit nevoja për ta prezantuar atë edhe një herë.

Si në profesionet tjera, ashtu edhe në gazetari, parimet etike bazohen në vlerat themelore të profesionit dhe standardeve që i përmbush çdo profesionist. Me respektimin e këtyre 17 parimeve dhe vlerave etike, gazetarët marrin përgjegjësi për informatat që i transmetojnë, pavarësisht nga mediat në të cilët punojnë.

Gjithashtu, ShGM mendon se në këtë mënyrë mund të kontribuojë në luftën kundër lajmeve të rreme dhe propagandës mediatike me promovimin e standardeve etike gjatë raportimit.

Kodi i gazetarëve të Maqedonisë u punua në gjashtë gjuhë (maqedonisht, shqip, turqisht, anglisht, në gjuhën vllahe dhe rome) dhe do të dërgohen deri te redaksitë të ndara sipas gjuhës të punës.

Ky aktivitet u zhvillua në kuadër të projektit “Rrjetëzimi i gazetarëve për lirinë e mediave” i cili është i financuar nga ana e Bashkimit Evropian. Përmbajtja e publikimit është përgjegjësi të plotë të ShGM-së dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet se shpreh pikëpamjet e Bashkimit Evropian.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu