Një video e një djali të vogël nga Tuqia që feston Bajramin duke kërcyer një këngë të valleve Turke, i ka lënë përdoruesit e rrjeteve sociale të mahnitur me kërcimin e tij.
Djali nga Turqia i bëri të gjithë për vete teksa performonte një këngë turke të cilën ai e kishte shumë përzemër.
Sapo është hedhur në Twitter me titull “Gëzuar Bajramin të gjithëve” videoja ka bërë xhiron e botës, shkruan albeu.com.
Në shumë pak minuta të gjithë filluan ta ndanin videon mes shokësh në internet dhe të kënaqeshin teksa djali performonte me disa lëvizje të veçanta. /albeu










