Shijoni vjeshtën dhe ditët e ngrohta, çfarë dimri na pret

Muaji tetor është duke përfunduar, por temperaturat vazhdojnë të jenë ende të larta. Në vendin tonë ka ende pushues që i janë drejtuar vendeve bregdetare për disa ditë pushimi dhe duket se e gjithë vjeshta do të jetë kështu.

Megjithatë bëni mirë t’i shijoni këto ditë, pasi dimri nuk do të jetë kaq i mëshirshëm.

Sipas sinoptikanëve dimri do të jetë shumë i ashpër, por ajo aq sa vitin e kaluar.

Ballkani do të përfshihet nga dëbora dhe reshje e shiut, megjithatë krahasuar me një vit më para situata parashikohet të jetë më e zbutur.

Deti Adriatik do të jetë më i qetë dhe nuk priten stuhi të shpeshta.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu