Shikoni sa njerëz e pëlqejnë Erdoganin në Maqedoni dhe sa në Kosovë

Presidenti i Turqisëe Recep Tayyip Erdogan pëlqehet shumë në Maqedoni dhe Kosovë dhe për këtë tregojnë edhe rastet e ndryshme kur i njejti flet diçka dhe në mediat e Maqedonisë lexohet nga shumica e qytetarëve, shkruan Telegrafi.

Lidhur me këtë, portali ka kontrolluar edhe faqen zyrtare të Erdoğanit në Facebook, ku duket se Maqedonia është në mesin e shteteve që e pëlqejnë shumë kryetarin e Turqisë.

Sipas të dhënave, janë rreth 55.929 qytetarë nga Maqedonia të cilët në vazhdimësi ndjekin publikimet e tij.

Nga vendet e Ballkanit, vetëm Kosova është më para se Maqedonia me “Like” për presidentin turk, numri i të cilëve shkon në 64.225 qytetarë.

Nga shtetet e ballkanit, Shqipëria vijon me 26.959 pëlqime dhe Serbia me 16.416 pëlqime.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu