Policia e Kosovës, 18 vjet pas përfundimit të luftës, është e strukturuar mirë me të gjitha njësitet moderne për t’iu përgjigjur me profesionalizëm çdo lloj situate.
Ndërsa strukturën policore e kompleton edhe një njësit i quajtur “K-9”, i cili karakterizohet me qen të trajnuar në mënyrë profesionale, dhe që ka për qëllim luftimin e krimit dhe terrorizmit, raporton “Zëri”.
Njësiti “K-9” është themeluar nga viti 2002 dhe i certifikuar një vit më vonë, fillimisht kishte vetëm 7 qen, të cilët ishin të trajnuar nga instruktorë të UNMIK-ut, ndërsa tani janë afro pesëdhjetë qen, 17 zyrtarë policorë, kurse në Departamentin e Policisë Kufitare janë 32. /albeu