Tunelin më të gjatë në botë, rreth 57 km mund ta kalosh për vetëm 20 minuta.
Bëhet fjalë për tunelin e Gothardit, që konsiderohet tuneli më i gjati në botë.
Gjithsej planifikohet që brenda një dite në këtë tunel të qarkullojnë 48 trena të udhëtarëve dhe 40 të mallrave.
Mësohet se është arritur shpejtësia maksimale prej 200 kilometrash në orë për trenat e udhëtarëve, gjegjësisht gjatësia e tunelit është kaluar për 20 minuta.
Ndërsa shpejtësia për trenat e mallrave do të jetë maksimalisht 100 kilometra në orë, gjë që është provuar edhe në testimet e bëra.
Ngarkesa maksimale që lejohet për trenat e mallrave në drejtim të jugut është 1600 tonelata ndërsa në drejtim të veriut, 1400 tonelata.











