Rrugët e vendit ngarkohen gjatë muajve të verës si rezultat i shtimit të veturave nga ardhja e mërgimtarëve nga vende të ndryshme të Evropës dhe botës.
Janë disa nga ata që bëjnë manovrime mjaft të rrezikshme në trafik duke rrezikuar jetë njerëzisht.
I tillë është edhe veprimi i këtij mërgimtari që sipas tabelave jeton në Zvicër.
Ndryshe nga vendi nga vjen, vozitësi në fjalë ka bërë një veprim të rrezikshëm duke duke mos respektuar shenjen e komunikacionit e cila e ndalon kthimin gjysmë rrethorë, apo kalimin në rrugën tjetër.
Ai këtë veprim e bëri tek semaforët në Bresje të Fushë Kosovës, një magjistrale kjo mjaft e frekuentuar e cila lidhë Prishtinën më Pejën. /FaktePlus
VIDEO: