Shiu i madh dhe rrufet e kaplojnë Kosovën (VIDEO)

Vala e të nxehtit e cila kishte përfshirë vendin tonë tash e sa ditë duket se ka marrë fund pasditen e sotme (e mërkurë 14 gusht).

Në shumicën e komunave të Kosovës ka filluar të ketë reshje shiu, shkarkime rrufesh si dhe në disa vende raportohet të ketë edhe erë më të fortë.

Në Prishtinë, Fushë Kosovë, Viti, Lipjan, Suharekë, Gjakovë, Gjilan, Mitrovicë dhe Klinë temperaturat kanë pësuar ndryshime rreth orës 16:00.

Më poshtë mund t’i shihni disa nga pamjet e publikuar nga qytetarët.

VIDEO:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu