Shkarkimi i Valdete Dakës, deklarata e Kurtit pas takimit me Vuçiqin në Bruksel dhe emërimet e reja nga Kuvendi

Javën që po lëmë pas presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka shkarkuar nga pozita e kryetares së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Dakën, ndërsa ka emëruar Kreshnik Radoniqin në këtë pozitë.

Po javën që po lëmë, Kuvendi i Kosovës ka emëruar anëtarët e rinj të Këshillit Shtetëror të Cilësisë, të Komisionit për dhënien e Provimit të Jurisprudencës, është bërë zgjedhja e kryesueses së Komisionit në Autoritetin Rregullator për Shërbimet e Ujit, zgjedhja e komisionerit në Agjencinë për Informim dhe Privatësi.

Të martën, më 15 qershor është mbajtur takimi ndërmjet kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksander Vuçiq në Bruksel. Në këtë takim u tha se pati ofendime nga pala serbe.

Shkarkimi i Valdete Dakës:

Javën që po lëmë pas, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka shkarkuar Valdete Dakën nga pozita e kryetares së KQZ-së.

Në arsyetimin e Presidentes, thuhet se kryesuesi i KQZ-së duhet të jetë i pavarur.

Znj. Valdete Daka i ndërpritet mandati si Kryesuese e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të Republikës së Kosovës. 2. Vendimi hyn në fuqi në datën e nënshkrimit”, thuhej mes tjerash në vendim.

Presidentja Vjosa Osmani gjatë ditës kishte kërkuar sot nga kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka që të dorëhiqet nga pozita e saj në këtë institucion.

Pas shkarkimit të Dakës, presidentja ka emëruar gjyqtarin Kreshnik Radoniqi si kryesues të ri të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Organizatat e shoqërisë civile, kanë kundërshtuar vendimin e Presidentes së vendit, Vjosa Osmani-Sadriu, për shkarkimin e kryetares së KQZ-së, Valdete Daka.

Ky vendim konsiderojmë se është i motivuar politikisht, si rezultat i ndërrimit të pushtetit në Kosovë pas zgjedhjeve të fundit”, thuhet në komunikatën e disa organizatave të shoqërisë civile.

Bazuar në vendimin për shkarkim, ne vlerësojmë që argumentet e shtruara nga Presidentja janë të pabazuara dhe paraqesin keqinterpretim të situatave përkatëse. Mes tjerash, kryetares së KQZ-së i atribuohen ekskluzivisht të gjitha përgjegjësitë dhe dështimet e supozuara të KQZ-së, përkundër faktit që Kryetarja e KQZ-së është vetëm një nga njëmbëdhjetë anëtarët me të drejtë vote”- tha ajo.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu