Analisti politik Skënder Mulliqi, në një prononcim për “Bota sot”, ka thënë se qeveria e re e Kosovës po vazhdon me ndryshime pozitive.
Ndërkaq, sa i përket vendimit të Ministrit të Jashtëm të Kosovës, Glauk Konjufces për shkarkimin e ambasadorëve, ai ka thënë të gjitha këto shkarkime kanë vetëm një arsyetim së diplomacia jonë ishte e dobët. “Qeveria e re po vazhdon me ndryshime pozitive. Së pari ulja e pagave të qeveritarëve, shkarkimet nëpër borde, shkarkimet ne diplomaci të konsujve, dhe se fundi pamë që Ministri i Jashtëm, Glauk Konjufca shkarkojë disa ambasadorë të cilët e kanë përfunduar mandatin, por në fakt të gjitha këto shkarkime kanë vetëm një arsyetim së diplomacia jonë ishte e dobët, ishte më njerëz jo të përgatitur sa duhet për postin e diplomatit, dhe në disa ambasada patëm edhe incidente që vunë në lojë imazhin e Kosovës. Reformat behën më njerëz me përformancë të mirë, më njerëz profesionist, më njerëz që nuk i keqpërdorin pozitat“, ka thënë ai për “Bota sot”.
Po ashtu, Mulliqi ka folur edhe për shkakun që e çoi në shkarkimin e ambasadores së Kosovës në SHBA. “Ambasadorja Vlora Çitaku, ka qenë në nivelin e detyrës, por gabimi i fundit më Xhamajkën, në fushën e politikës, sigurisht se nuk ishte dashur te kalon. Nëse dëshirojmë tu përmbahemi rregullave diplomatike është koha e fundit që të krijojmë seriozitet dhe transparencë para qytetarëve dhe para botës demokratike. Ministri Konjufca sigurisht se do te vepron me ndryshime edhe ne ambasada te tjera, se ka vend për një punë të tillë sigurisht. Vetëm kështu hapim shtigje të reja për shtet ndërtim dhe mirëqenie të përgjithshme shumë të nevojshme”, ka përfunduar Mulliqi për “Bota sot”.










