Shkëlqim Devolli pronar i ri i rrjetit Digitalb në Shqipëri

Shitet kompania e transmetimeve digjitale në Shqipëri, DigitAlb. Deri më tani janë kryer shumica e veprimeve ligjore e tregtare.

Mësohet se kompania i është shitur biznesmenit nga Kosova, Shkëlqim Devolli. Ende nuk është kryer zbardhja e veprimeve në QKB, pasi kontratat janë me kusht në lidhje me pagesën.

Sipas informacioneve, është larguar administratori i kompanisë Eglinor Ramaj.

Në ditët në vijim pritet që në detyrën e administratorit të ri të DigitAlb të vijë Kushtrim Gojani, që do të shërbejë njëkohësisht si përfaqësues i biznesmenit Devolli.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu