Nata e sotme për besimtarët myslimanë, konsiderohet si një nga netët më me shumë mundësi për të qenë Nata e Kadrit, një natë e bekuar në muajin e shenjtë të Ramazanit.
Madje mijëra qytetarë myslimanë janë mbledhur mbrëmjen e sotme duke festuar Natën e Kadrit, në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
Edhe djali i ish-kryeministrit Sali Berisha, Shkelzen Bërisha ka treguar kohë më parë se i përket besimit mysiman dhe ndaj ka uruar bashkëbesimtarët e tij për këtë ditë.
Ai madje ka uruar tamam si një mysliman “24 karat”: “Te dashur miq, uroj qe Zoti te pranoje duate tona, ne kete Nate te Madhe”.
Duatë në fenë myslimane janë dëshirat që dikush i lutet zotit t’ja plotësojë. /albeu