Juventusi është i gatshëm të ofrojë sulmuesin Cristiano Ronaldo te Man. United në një shkëmbim me mesfushorin Paul Pogba. Francezi nuk ka fshehur dëshirat e tij për t’u larguar nga Junajtedi.
Shumë emra janë përfolur se mund të përfundojnë si pjesë e shkëmbimit, por tani flitet për një ndërrim që do të sillte rikthimin emocional të Ronaldos te Junajtedi.
Sipas redaktori të sportit të “Independent”, Miguel Delanej, Juve është serioz në lidhje me përfitimin e trazirave të Pogbas dhe një marrëveshje shkëmbimi për Ronaldon nuk është përjashtuar tërësisht.
Duke folur në emisionin “Football Ramble”, Delanei ka zbuluar gjithçka rreth kësaj hipoteze të shkëmbimit.









