Shkencëtarët thonë se shpërthimi i koronavirusit së shpejti mund të shpallet një pandemi

Shkencëtarët dhe ekspertët thonë se shpërthimi i koronavirusit në ëuhan, e globalisht, së shpejti mund të shpallet një pandemi.

Organizata Botërore e Shëndetit javën e kaluar përcaktoi koronavirusin si një ”urgjencë e shëndetit publik me shqetësim ndërkombëtar”. Duke e quajtur virusin si një pandemi do vendoste atë në një nivel tjetër, pasi ky term i referohet një shpërthimi më global.

Koronavirusi është shumë shumë i transmetueshëm dhe pothuajse mund të cilësohet si një pandemi”, tha Dr Anthony Fauci, drejtor i Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive të SHBA-ve.

Këto janë kriteret që ky virus të etiketohet si një pandemi:

OBSH përcakton një pandemi si ”përhapja e një sëmundje të re në të gjithë botën.”
-Një sëmundje pandemike përhapet në disa vende ose kontinente, zakonisht prek një numër të madh njerëzish.
-Një shpërthim viral mund të karakterizohet si pandemi, nëse është dukshëm i ndryshëm nga viruset e tjera që qarkullojnë, dhe nëse njerëzit kanë pak imunitet ose aspak ndaj tij.
-Një sëmundje bëhet pandemi, kur ajo infekton shumë njerëz në një zonë të madhe, dhe transferohet nga një person në tjetrin.

Në të kundërt, një epidemi i referohet një shpërthimi më të lokalizuar ose rajonal sesa një global. Kjo është ajo që agjencitë shëndetësore deri më tani e kanë konsideruar shpërthimin e koronavirusit. Koronavirusi ka vrarë të paktën 420 njerëz dhe ka infektuar më shumë se 20,000 njerëz të tjerë në më shumë se 24 vende që kur rastet e para u raportuan në dhjetor.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu