Shkëndija e Tetovës triumf historik, merr 3 pikët e para në Conference League

Shkëndija e Tetovës ka regjistruar një fitore historike në grupet e Conference League, duke mposhtur irlandezët e Shelbourne me shifrat 1-0.

Ndërkohë, skuadra tjetër shqiptare, Drita, barazoi 1-1 me Omonia Nicosia.

Në sfidën me Shelbourne, Shkëndija arriti të marrë tre pikët e para në këtë fazë të kompeticionit.

Një duel i luftuar nga të dyja skuadrat, por fati ishte në anën e tetovarëve. Pjesa e parë përfundoi pa gola, megjithëse të dyja ekipet krijuan raste.

Në pjesën e dytë, një krosim i Ëebster u devijua nga Barrett dhe përfundoi në rrjetën e tij, autogol, duke i dhënë avantazhin Shkëndijës. Sekondat e mbetura nuk prodhuan ndryshime dhe tetovarët morën tre pikët historike.

“Është kënaqësi të marrim fitoren e parë. Këtë e arrijmë me një ekip si Shkëndija, që për mua është më shumë se një ekip. E rëndësishme në këtë moment është që edhe pse ekipi nuk shprehet gjithmonë mirë, marrim 3 pikët”, tha trajner i Shkëndijës, Jeton Beqiri.

“Është hera e parë që luajmë në Evropë, por kjo është e rëndësishme për djemtë, ekipin, stafin dhe gjithë shqiptarët”, tha futbollist i Shkëndijës, Kamer Qaka.

Në ndeshjen tjetër të grupit, Drita barazoi 1-1 me Omonia Nicosia, ndërsa golin e shënoi Manaj.

Kampionët e Kosovës kanë tani 2 pikë në fazën e ligës, me 2 gola të shënuar dhe 2 të pësuar.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu