Shkon ne 13 numri i te infektuarve nga koronavirusi ne Kosove

Është rritur në 13 numri i të infektuarve me virusin COVID-19. Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia bëri të ditur se mbrëmë vonë janë konfirmuar edhe katër raste të reja me koronavirus.

Të katër rastet janë nga fshati Stubëll e Vitisë, familjarë të ngushtë të pacientit të konfirmuar me datën 13.

Ja njoftimi i plotë:

“Të nderuar qytetarë,

Mbrëmë vonë, bazuar në rezultatet e testimeve u konfirmuan edhe katër raste të reja pozitive me COVID-19. Të katër rastet janë nga fshati Stubëll e Vitisë, familjarë të ngushtë të pacientit të diagnostikuar pozitiv me COVID-19, me datë 13.03.2020.

E gjithë familja kanë qenë në vetizolim dhe Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka bërë testimin edhe të familjarëve të tjerë.

Në këtë situatë vetëdija dhe ndihma e juaj është e domosdoshme. Mbani distancë nga tjetri. Reduktoni daljet veç në raste emergjente. Ndiqni rekomandimet nga Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik.

Ju faleminderit për mirëkuptim!”- thuhet në shkrimin e tyre.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu