“Shkundja” e Serbisë, spiunët e Putinit hodhën efektet zanore te protestuesit

Zyrtarët e inteligjencës serbe testuan materiale zanorë te qentë në bashkëpunim me shërbimin e sigurisë së Rusisë. Lajmi bëhet i ditur nga dokumente qeveritare të cituara nga Politico.

Dokumentet serbe konfirmojnë se administrata e Presidentit serb, Aleksandar Vuçiç kreu eksperimente me altoparlantë me fuqi të lartë të njohur në gjuhën e folur si ‘topa zanorë’, dy javë pasi një demonstratë antiqeveritare në Beograd u ndërpre nga ajo që protestuesit e përshkruan si një shpërthim zanor shkatërrues.

Testimi i përbashkët i armëve zanore te kafshët nxjerr në pah thellësinë e bashkëpunimit të sigurisë midis Rusisë – kundërshtarit më të ashpër të BE-së – dhe Serbisë, një kandidat i bllokuar i BE-së, qeveria e të cilit po përballet me një sfidë serioze.

Pajisjet Akustike me Rreze të Gjatë tregtohen për komunikim në distancë të gjatë, por kur përdoren në distancë të afërt, ato mund të rrezikojnë dëmtimin e dëgjimit. Gjithashtu është raportuar se ato shkaktojnë dhimbje koke, marramendje dhe të përziera. Qeveria ka mohuar vendosjen e materialeve zanorë mbi demonstruesit, shkruan A2CNN.

Serbia është nën kontrollin e lëvizjes së saj më të madhe protestuese në dekada. Për më shumë se një vit, dhjetëra mijëra njerëz – herë pas here qindra mijëra qytetarë – kanë mbushur rrugët në të gjithë vendin, duke organizuar tubime të rregullta mbarëkombëtare që pasqyrojnë zemërimin në rritje ndaj qeverisë.

Më 15 mars 2025, gjatë një prej demonstratave më të mëdha, një zhurmë e papritur, që të bllokonte sistemin e dëgjimit, u dëgjua në bulevardin kryesor të Beogradit, duke bërë që një valë njerëzish të tërhiqeshin për t’u fshehur.

Videot e filmuara nga kënde të shumta tregojnë zhumrat që dëgjoheshin nëpër turmën e mbushur plot, para se njerëzit të largoheshin me panik. Demonstruesit që mbërritën në dhomat e urgjencës së Beogradit raportuan të përziera, të vjella, dhimbje koke dhe marramendje. Ata raportuan se kishin dëgjuar një tingull si “një grup motoçiklistësh” ose një “lokomotivë” që shkonte në drejtim të tyre.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu