Një video e pabesueshme është bërë virale ditën e sotme në rrjet, pasi një shofer i cilësuar si “i çmendur” ka filmuar veten duke e ecur me 300km/h.
39-vjeçari ka thyer rekordin spanjoll të shpejtësisë me makinën e tij të zezë të markës Audi R8 me vlerë 110 mijë paund.
Ai rrezikon deri në 6 vite heqje patente dhe 2 vite burg nëse dënohej si shofer i rrezikshëm në rrugë.
Shoferi është ndaluar nga policia pranë Boadilla del Monte, qytezë e vogël në Madrid.
Në video duken dy automjete të cilat ishin duke zhvilluar një garë të jashtëligjshme shpejtësie.
Madrileni mori një gjobë përfundimtare prej 3200 paundësh dhe iu hoq patenta për një vit.










