Ka shkaktuar të qeshura pafund një episod mëngjesin e sotëm në emisionin “Rreze dielli” në “Report TV”.
Teksa ndodheshin në një lidhje direkte me studion e lajmeve, dy moderatorët e emisionit, Alban Musa dhe Erjona Rusi, kanë shfrytëzuar disa momente për të bërë joga.
Në përpjekje për të krijuar një situatë komike, Rusi ka goditur me shuplakë kolegun e saj, gjë që nuk pritej aspak, pasi nga reagimi i të dyve, u kuptua se goditja ishte disi më e fortë nga ç’ishte parashikuar.
“Do më thyesh syzet moj!”-është shprehur Musa, ndërsa kolegia theksoi se asnjëri prej tyre përfundimisht nuk di të bëjë joga.











