“Shokon” gjykata italiane, lirohet shqiptari me 700 kg kanabis për këtë arsye

Një 28 vjeçar shqiptar është lënë i lirë nga gjykata italiane, pavarësisht akuzës se ai është autori dhe posedues i trafikimit të rreth 700 kg marijuanë.

Lajmi bëhet i ditur nga mediat italiane sipas të cilave në vendimin e saj është shprehur se droga mund të ishte fshehur aty ku u gjet nga kushdo. Jo vetëm kaq, por madje gjykatësi Giovanni Gallo nuk e ka cilësuar të ligjshëm arrestimin.

Për këtë arsye, shqiptari Spartak Meli, 28-vjeç ka lënë qelinë. Ai u arrestua të shtunën ku nga kontrolli i policisë u zbuluan dhe sekuestruan më shumë se 700 kg marijuanë të gjetura në një fermë rurale në periferi të Surbos, në Leçe të Italisë.

Ndërkohë nga ana e tyre, avokati i shqiptarit tha se i riu gjendej aty rastësisht, pasi prej kohësh kërkonte “një vend çati për të fjetur”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu