Shoqata bamirëse “Jetimat e Ballkanit” do të ndërtojnë edhe nëntë shtëpi në komunën e Suharekës

Do të ndërtohen edhe 9 (nëntë) shtëpi për familjet në nevojë. Kryetari i Komunës së Suharekës z.Bali Muharremaj, ka pritur në takim në zyrën e tij, përfaqësuesit e Shoqatës Bamirëse “Jetimat e Ballkanit”, me të cilët kanë bashkëbiseduar për jetën sociale të njerëzve në nevojë të komunës së Suharekës.

Përfaqësuesi i kësaj Shoqate Bamirëse z.Berat Kabashi-drejtor i përgjithshëm dhe kryetari i komunës z.Bali Muharremaj, kanë nënshkruar marrëveshjen e bashkëpunimit dhe bashkëfinancimit për ndërtimin e 9 shtepive në komunën tonë, për familjet skamnore, të cilat familje janë pa shtëpi.

Kryetari Muharremaj u shpreh se do të vazhdojmë të jemi afër qytetarëve çdo herë kur ata kanë nevojë. Ndërsa përfaqësuesit e Shoqatës Bamirëse “Jetimat e Ballkanit”, u shprehën të kënaqur me kryetarin e komunës i cili çdo herë është bashkepunues dhe ofron mundësi për qytetarët në nevojë.

Në takim me kryetarin Muharremaj morën pjesë krahas Halil Kastratit edhe Berat Kabashi, Besmir Samadraxha dhe përfaqësuesi i shoqatës për Gjermani, Ilir Sinani.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu