“Shpërthen” De Biasi në konferencë për shtyp: Do të largohem nga Shqipëria

Trajneri i Kombëtares Shqiptare, Gianni de Biasi foli në konferencë për shtyp, në ambientet e FSHF, nga ku konfirmoi që në përfundim të këtyre eliminatoreve do të largohet nga drejtimi i Shqipërisë.
Trajneri i kombëtares shqiptare, Gianni De Biasi, ka dalë sot në një konferencë për shtyp pas përfundimit të grumbullimit për ndeshjet me Luksemburgun dhe Izraelin.

“Historia ime me Shqipërinë mund të kishte përfunduar, nëse do të humbisnim me Izraelin. Në fund të këtyre eliminatoreve do të largohem. Cdo histori e ka një fund. Shqipëria mbetet një skuadër ku do të ketë fare pak për të korrigjuar”, ka thënë De Biasi.

Çfarë ndryshoi në ndeshjen e fundit që skuadra u soll si gjithmonë?
“Ndryshoi fakti që kishte më shumë bindje, më shumë vendosmëri. Kishte një qasje të ndryshme nga ndeshja kundër Luksemburgut. Ndaj Italisë kishim bërë një ndeshje të mirë, pastaj nëse mendojmë se jemi në lartësinë e Spanjës dhe Italisë, mendoj se kemi humbur dimensionin dhe kemi gabuar gjithçka, si ambient, si tifozëri, apo si media.”

E ardhmja

“Unë nuk duhet të flas me askënd, aq më pak me mediat. Unë jam këtu prej 5 vite e gjysmë, e di që secili nga ju ka një ide se cila ka qenë sjellja e Xhani De Biazit dhe nuk kam pse jap shpjegime. Kur të marr ndonjë vendim, nëse do të marr, atëherë do të shpjegoj. Çfarë të shpjegoj sot, asgjë? Që flitet për lëvizje andej apo këndej, nuk është problemi im.”

Rinovimi

“Ka disa situata në jetë në të cilat dikush duhet të ndjejë rrotull besimin dhe konsideratën, të cilën pavarësisht 5 viteve e gjysmë, mendoj se ende nuk e kam nga dikush. Mendoj se nëse Federata dëshironte Xhani De Biazin, do ta bënte më parë, jo sot, se tani është vonë. Por unë prisja diçka ndryshe, nuk funksionon kështu. Ata që janë më të mirë, si Lëv, janë konfirmuar 4 vite më parë, unë nuk prisja të më konfirmonin dy vite para, por prisja një diskutim ndryshe nga federata.” /shqipëriaime.al


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu