Shpërthen lufta Izrael-Iran, avionë dhe raketa nisin bombardimet

Një konflikt i ri ka shpërthyer në Lindjen e Mesme pas vendimit të presidentit Trump për të pezulluar marrëveshjen për programin bërthamor të Iranit.

Fill pas kësaj, Izraeli sulmoi gjatë ditës së djeshme një bazë afër Damaskut ku qendronin ushtarët iranian.

Ndërkohë pak pas mesnatës së djeshme, 20 raketa “fajr” të Iranit goditën pozicionet izraelite në zonat e pushtuara të Sirisë në lartësitë Golan duke shkaktuar dëme materiale

Izraliu iu përgjigj gjatë mëngjesit të sotëm sulmit të iranianëve duke shkatërruar një bazë të mbrojtjes ajrore siriane.

Televizioni sirian raporton se shumica e raketave të Izralit u shkatërruan në ajër, por disa prej tyre arritën që të shkatërronin bazën në fjalë.

Më parë, Izrali dhe Irani bënin një luftë indirekte e njeri-tjetrin, por vendimi i Trumpit i bëri ata që të përplasen direkt duke sjellë kështu një tjetër konflikt në Lindjen e Mesme tepër të përzierë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu