Pas shpërthimit të vullkanit në Hawaii një tjetër vullkan i fuqishëm ka shpërthyer në Amerikën Latinë.
Njëzetepesë persona kanë humbur jetën dhe qindra të tjerë janë plagosur pas shpërthimit të vullkanit Fuego në Guatemalë, kanë njoftuar zyrtarët e këtij vendi.
Vullkani që gjendet rreth 40 kilometra në jugperëndim të kryeqytetit Guatemala Siti, ka nxjerrë gurë, tym të zi dhe hi.
Agjencia Kombëtare për Menaxhimin e Katastrofave, ka thënë se llava ka goditur fshatin, El Rodeo, duke shkatërruar shtëpi dhe duke djegur personat që kanë qenë në to./albeu