Shpërthim i fuqishëm në Tiranë, polici ia mbath me vrap (VIDEO)

Në Tiranë gjatë ditës së djeshme ka patur disa shpërthime të njëpasnjëshme. Një zonë e Laprakës ndodhet pa energji elektrike, ndërsa sipas raportuesve telat e korrentit kanë shpërthyer për disa minuta me radhë duke trembur banorët e zonës dhe jo vetëm.

Në këtë video të raportuar pranë Jetaoshqef.al, shihet se si një polic bashkiak ia mbath me vrap dhe hipën në automjetin e tij pas një shpërthimi të fuqishëm.

Siç shihet në video, automjeti i policisë bashkiake largohet nga vendngjarja, ndërsa banorët kanë mbetur jashtë duke parë tmerr me sy me shpresa se këto shpërthime do të marrin fund.

 


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu