“Shpëtimi i Selës”: Ruskovska thotë se Toni e ka bërë, kurse Taravari s’e ka dëgjuar

“Ziadin Selën e ka shpëtuar dikush nga protestuesit, e pastaj ka ardhur Abdulfeta Alimi”, kjo deklaratë e shefes së Prokurorisë Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, Villma Ruskovska të dhënë në emisionin “Click Plus”, e ndryshoi faktin kryesor në opinion, se Abdulfeta Alimi është shpëtimtari i vetëm i deputetit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Ziadin Sela, në sulmin e 27-prillit të 2017-s, transmeton Portalb.

Prokurorja Ruskoska ka paralajmëruar edhe rritje të dënimit të Abdulfeta Alimit.

Në lidhje me këtë, sekretari i përgjithshëm i partisë nga ku vjen Sela, Aleanca për Shqiptarët, Arben Taravari dje mohoi se ka e ka ditur më herë këtë fakt, se liderin e partisë e ka shpëtuar protestues, i ashtuquajtur Toni.

“Sinqerisht unë nuk e kam dëgjuar”, tha Taravari në emisionin “360 Shkallë”.

Paraprakisht, dje në Shkup u mbajtën edhe protesta, ku u kërkua lirimi i të dënuarit me 7 vjet burg në rastin gjyqësor “E Enjtja e Përgjakshme”, Abdulfeta Alimit.

Në shpalljen e aktgjykimit, nga Gjykata thanë se “në bazë të incizimeve të ngjarjes, Alimi në kohë kur ka qenë pjesë e sigurimit të Parlamentit, duket qartë se është i pranishëm në dyert kryesore të Parlamentit, sillet me indiferencë në atë rrëmujë dhe nuk ka reaguar të ndërmerr diçka. Ai ia ka dhënë çelësin e derës, të dënuarit Goran Gjoshevski” – Levi, shef i sigurimit i ish kryeparlamentarit, Trajko Veljanovski”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu