Shpikësi francez Christian Poincheval ka prezantuar një zgjidhje sa të çuditshme aq edhe inovative për erën e pakëndshme të gazrave: pilula që i japin atyre aromë trëndafili, manushaqeje apo edhe çokollate.
Këto pilula janë të përbëra nga përbërës krejtësisht natyralë si qymyr bimore, kopër, alga deti, rrëshirë bimore, boronicë dhe lëkurë kakaoje. Përveç se neutralizojnë erën e pakëndshme, ato ndihmojnë edhe në reduktimin e gazrave të tepërt dhe fryrjes së barkut, duke ofruar kështu një zgjidhje praktike dhe të shëndetshme për një problem që shumë njerëz e përjetojnë çdo ditë.
Sipas Poincheval, produkti është krijuar si një mënyrë argëtuese dhe efikase për të sjellë lehtësim, por edhe për të thyer tabutë rreth këtij fenomeni të zakonshëm trupor.
Deri më tani, pilulat me aromë janë pritur me interes, duke u kthyer në një kuriozitet që po bën bujë në tregun francez dhe më gjerë.