Festat e nëntorit kanë gjetur bashkë dhe në festë edhe shqiptarët në Amerikë. Në 111 vjetorin e Pvarësisë së Shqipërisë, sheshet dhe ballkonet e shtëpive kudo që ka shqiptarë u ‘veshën’ kuqezi në 28 dhe 29 nëntor.
Ndërkohë gëzimi dhe patriotizmi u ndje edhe në kryeqendrën më të famshme botërore Time Square në Neë York, aty ku flamuri kuqezi dhe urimi për pavarësinë zbukuroi ekranet gjigante.
Ky 28 nëntor shënon 111-vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë nga pushtimi osman, ndërsa 29 shënon 79-vjetorin e çlirimit të Shqipërisë nga pushtimi fashist.
Festat bënë bashkë të gjithë shqiptarët brenda dhe jashtë vendit. Gjithashtu nxënës dhe mësues nga shkolla të ndryshme kanë realizuar aktivitete në kuadër të festave të nëntorit.







