Shqipëria uron Zaevin për marrjen e mandatit: Të gatshëm ta mbështesim Maqedoninë

Ditën e djeshme Zoran Zaev zyrtarisht mori mandatin për formimin e qeverisë së re nga presidenti Gjorgje Ivanov.

Ministri i jashtëm i Shqipërisë me një postim në rrjetin social Twitter ka përshëndetur marrjen e mandatit dhe shprehet se Shqipëria është e gatshme të mbështesë Maqedoninë, transmeton InfoShqip.com.

Ditmir Bushati në Twitter shkruan:

“Urime Zoran Zaev për marrjen e mandatit për të formuar qeverinë e re. Shqipëria është e gatshme të mbështesë Maqedoninë”.

Ky ishte postimi i plotë i Ministrit të Jashtëm të Shqipërisë./InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu