Shqipet ne USA, duke gatuar fli (VIDEO)

4 Korriku shënon ditën e shpalljes së pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës nga Britania e Madhe, në vitin 1776, kur 13 kolonitë e asaj kohe shpallën pavarësinë dhe lirinë e tyre nga qeverisja britanike.

Populli i Shteteve të Bashkuara të Amerikës sot është në festë, ata kanë bërë përgatitje të ndryshme në sheshet kryesore të qyteteve por edhe në tryezat e tyre nuk mungojnë gatimet tradicionale dhe ëmbëlsirat.

Edhe shqiptarët që jetojnë në Amerikë kanë zgjedhur ta festojnë pavarsinë e vendit ku jetojnë me një nga gatimet tradicionale në Shqipëri sic është flija.

Duket qartë që shqiptarët vazhdojnë të ruajnë traditat e vendit nga vijnë dhe përcimin e vlerave tek brezat pasardhës që do vijnë . /albeu


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu