Shqiptarë e Kosovarë bëhen bashkë, ja çfarë po ndodh në “Rrugën e Kombit” (VIDEO)

Rruga e Kombit quhet kështu sepse lidh Shqipërinë dhe Kosovën, dy shtete të një kombi.
E si e tillë është trajtuar në këtë sezon veror nga policia e shtetit shqiptar dhe Kosovar. Policitë e dy shteteve shqiptare kanë bashkëpunuar me njëri tjetrin në mbikqyrjen e rrugëve si dhe kanë prodhuar më shumë siguri dhe ndjenjë përgjegjësie tek drejtuesit e mjeteve.

Për më tepër dëgjoni vetë efektivët e policisë shqiptare dhe kosovare:

Policia Rrugore Shqiptare dhe ajo Kosovare këshillojnë të gjithë shoferët që gjatë drejtimit të mjetit të kenë parasysh:

– Të vendosni rripin e sigurimit për automjetet.

– Të vendosni kaskat mbrojtëse në motomjetet.

Respektoni kufijtë e lejuar të shpejtësisë:

– Mos nxitoni, respektoni jetën, mos harroni që : Dikush Ju Do.

– Mos parakalo në mënyre të gabuar, mos bëj dhe ti gabimin që bën një drejtues mjeti para teje.

– Policia Rrugore ndalon përdorimin e mjetit nëse keni konsumuar alkool.

Drejtues mjetesh:

Mos përdorni alkool, Mendoni për veten dhe për të tjerët,


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu