Një përleshje fizike ka shpërthyer para një “Shisha – Bar-i” në Vjenë të Austrisë, midis një grupi turk dhe një tjetri shqiptar.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën Marzstrasse në Vjenë.
Sipas gazetës austriake “oe24.at“, të dy grupet të cilat përbëheshin nga rreth 20 persona, kanë filluar grindjen brenda lokalit e më pas e kanë vazhduar me përleshje në rrugë para një numri të madh dëshmitarësh, përcjell “albinfo.ch”.
Ende nuk është bërë i ditur motivi, por sigurisht ndikim të madh në këtë “lojë” ka pasur edhe përdorimi i madh i alkoolit.
Kur arriti njësia e policisë, njëri nga ata u mundua të ikte. Ai provoi të hidhej nga taraca e një objekti por theu një pjesë të këmbës dhe dorën.
Ndërsa gjatë përleshjes mbeten të lënduar në fytyrë edhe katër persona tjerë.
Lidhur me këtë përleshje deri më tani është raportuar se do të ndiqen për rrahje dhjetë persona në mes të moshës 25 – 35 vjeçare, ndërkohë që janë duke vazhduar ende hetimet.