Mijëra qytetarë shqiptarë po protestojnë sot në Bruksel. Protesta po zhvillohet para Parlamentit Evropian.
Sipas ish-kryeministrit Sali Berisha, shqiptarët janë ngritur në këmbë kundër kryeministrit Edi Rama dhe regjimit të tij të banditokracisë.
“Cadra e Lirise sot ne Bruksel! Mijera qytetare te komunitetit shqiptar ne Bruksel protestuan sot para Parlamentit Europian kunder Ediskobarit, regjimit te tij te banditokracise, ne mbeshtetje te levizjes qytetare te votes se lire dhe udheheqesit te saj, Lulzim Basha! Sb”, shkruan Berisha.