Në rrjetet sociale shqiptarët po shprehin simpati ndaj gjestit të ministrit ët ri të shëndetësisë, Arben Taravari, i cili nuk shkoi te Villa e presidentit Gjorgje Ivanov. Shumica e atyre që komentojnë këtë gjest të Taravarit, thonë se në këtë mënyrë ai u dha mësim se di duhet të sillen ministrave të BDI-së, që në një anë kontestojnë Ivanovin, e në anën tjetër e pranojnë legjitimitetin e tij kur u konvenon.
Ndryshe Ivanov, e mirëpriti Qeverinë e re të Maqedonisë, kryeministrin dhe gjithë ministrat me radhë, duke mos bërë ndonjë deklaratë shtesë.
Megjithatë, ajo që ra në sy ishte mungesa e Arben Taravarit, ministër i Shëndetësisë nga radhët e Aleancës për Shqiptarët. Taravari konfirmoi se e ka bojkotuar kryetarin e shtetit.
”Nuk mora pjesë në pritjen e Kryetarit Ivanov për Qeverinë e re, pasi që konsideroj se ai është fajtor për ngjarjet e 27 prillit në Kuvendin e Maqedonisë, ngjashëm si ish-kryeministri Gruevski”, theksoi Taravari.










