‘Shqiptarët janë maqedonas dhe Shqipëria është pushtuese’, këto janë tekstet që mësojnë fëmijët në shkolla

Librat e lëndës së gjeografisë dhe historisë, të ribotuara në vitin 2009, kanë përmbajtje me prapavijë politike, ofenduese dhe shtrembërojnë historinë shtetërore dhe të entiteteve që jetojnë në Maqedoni.

Që të zgjidhet problemi, kërkohet planprogram mësimor i ri për lëndën e historisë duke filluar nga arsimi fillor, por deri atëherë, librat duhet të largohen nga përdorimi, shkruan Portalb.mk. Heqjen e librit nga përdorimi e parasheh edhe ligji.

Libri “Gjeografia e Republikës së Maqedonisë-për vitin II të gjimnazit të reformuar” ka shtatë momente kontestuese të historisë së Maqedonisë.

Faqja 99 thotë: Shqiptarët kanë qenë maqedonas por në kohën e pushtetit osman janë bërë shqiptar. Shqiptarët e Maqedonisë e kanë prejardhjen nga çerkezët, romë dhe turqit.

Në shumë pjesë të librit, përfshirë edhe faqen 104, thuhet se: Shqiptarët në Maqedoni kanë ardhur në periudha të ndryshme kohore, duke nisur nga viti 1780.

Në faqen 104 ka pika të përbashkëta me “Serdarot” të Gligor Përliçev ku thuhet se: Shqiptarët kanë migruar në Maqedoni, duke i malltretuar fizikisht, duke i vjedhur, duke i kidnapuar dhe duke i vrarë maqedonasit vendas. Shkruan se për këtë shqiptarët i ka ndihmuar qeveria turke.

Në faqen 103: Shqipëria shfaqet si okupatore e Maqedonisë Perëndimore.

Në faqen 105: Kosova nuk korrespondon si shtet me të cilin kufizohet Maqedonia.

Në faqen 84 dhe 85 në pjesën e definimit të Maqedonisë antike dhe të sotme, figurativisht dhjetëra herë “lind” dhe “vdes” shteti i Maqedonisë, kjo paraqet pengesë për krijimin e një pasqyre të qartë të historisë së Maqedonisë.

Gabime bëhen edhe me prejardhjen e pakicave, ngaqë aty futen të gjithë të ardhurit, duke krijuar idenë se në Maqedoni nuk ka popull autokton.

E si për ironi ministria e arsmit në Maqedoni udhëhiqet nga një shqiptar ndërsa Edi Rama i ka dhënë Maqedonisë një port në Durrës.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu