Menaxherët shqiptarë kanë hequr dorë nga piceria “Toscana” në Greifensee ZH, të cilët vitin e kaluar u bënë lajm i mediave pasi ofronin ushqim falas për nevojtarët.
Gino Ramadani së bashku me bashëshorten e tij Elvirën, kishin vendosur të jepnin usshqime falas për të gjithë ata në nevojë, por tashmë kanë marrë një vendim pasi shumë njerëz e keqpërdorën qëllimin e tyre.
“Disa ishin madje të pacipë. Kishte njerëz që nuk kishin nevojë për ushqim falas, por insistonin në një ëmbëlsirë të lirë ose në një shishe të lirë”. Ramadani nuk kërkoi para, edhe pse këta mysafirë nuk kishin nevojë. Përkundër kësaj, Ramadani nuk pendohet për aksionin e ndarjes së ushqimit falas, transmeton “albinfo.ch”.
Por, Ramadani thotë se ndihet krenar që u ka ofruar më shumë se 3000 personave ushqime falas, edhe pse ha pësuar një humbje mbi 60 mijë franga. /albeu