Dje në lokalet e klubit fudbolistik Shqiponja në Melbourne, komuniteti Shqiptaro-Australian mbajti një mbedhje te jashtzakonshme me rastin e ngjarjeve të pergjakshme të 27 Prillit në parlamentin e Maqedonisë.
Në kete mbledhele ishin të ftuara të gjitha shoqatat Shqiptare dhe të pranishem ishin bashkatdhetar nga të gjitha trojet etnike Shqiptare, njofton agjencia e lajmeve INA.
Poashtu në mesin e te pranishemve ishte dhe Uran Sela nipi i deputetit dhe kryetarit te LR-PDSH-së dr. Zijadin Selës, I cili i njoftoj të pranishmit reth gjendjes shëndetësore dhe ngjarjes makabre të 27 Prillit i cili ka qën në kontakt të perditëshme me xhaxhain e tij.
Fillimisht kryetari I komunitetit z. Bashkim Bekiri pershendeti dhe faleminderoj të pranishmit i cili në fjalimin e tij reagoj ashper dhe fuqishëm për ngjarjet e turpshme që ndodhën në Parlamentin e Maqedonisë.
Poashtu të pranishmeve u lexua dhe letra derguar disa dite me parë dr. Zijadin Seles ku i dëshirojm shërim sa të shpejt dhe këthim në skenën politike dhe do te ket mbeshtetjen ton në rrugën e tij të guximshme për te vazhduar vizionin e tij drejt sigurimit e të drejtave të plota të Shqiptareve në Maqedoni.
Më në fund te gjith e përmbajten Deklaratën e përbashkët të komunitetit e plotësuar nga të gjith të pranishmit dhe e cila do ti dërgohet mediumeve ku kerkohet:
- Edhe pse jetojm shum larg atedheut ne shqiptaret e Australise kemi qenë dhe jemi me zemër dhe mendje shum afer vendlinjes tonë, dhe do te mbeshtesim te drejtat e kombit ton ashtu sic e dëshmuam edhe gjat luftes së Kosovë
- Bëjmë thirrje të gjitha forcave politike dhe popullatës shqiptare të ruajnë gjakftohtësinë dhe të mos bjenë nën provokimet keqëdashese.
- Denojmë dhunën e ushtruar në Parlamentit të Maqedonisë si nje goditje e turpshme për demokracin e këti vendi dhe institucioneve te saj.
- Ne vecanti dënojmë ashpër dhunën brutale ndaj deputetit shqiptar Ziadin Sela dhe kërkojmë hetim sa me te shpejt dhe të plotë ndaj të gjithë atyre që ushtruan këtë barbarizëm por edhe ndaj atyre që organizuan dhe orkestruan rrahjen e deputetëve.
- Kërkojm nga faktori ndërkombëtar SHBA, BE dhe NATO të marin masa më adekuate që te respektohet vota e lirë dhe krijimi demokratik i institucioneve në këte vend.
- Përmbajm zgjedhjen e deputetit z. Talat Xhaferi për kryetar te Parlamentit dhe formimim e një qeverije sa më
- Ndërsa z. Zijadin Selës I urojm një shërim të shpejt dhe këthim në skenën politike por kësaj radhe edhe me i fuqishëm sepse me të do të luftojn te gjith Shqiptarët perfshir këtu dhe ne shqiptaret e Australisë drejt fitores e të drejtave te plota të